Një 63-vjeçar nga Pogradeci është proceduar penalisht pasi akuzohet se ka përvetësuar 15.800 dollar me mashtrim. 63-vjeçari me iniciale S.F, banues në Drenovicë ka shkelur detyrimet e kontratës së nënshkruar me shtetasin B.H 50 vjeç, banues në Tiranë, të cilit nëpërmjet mashtrimit, dyshohet se i ka përvetësuar 15.800 dollarë duke i premtuar prodhimin e një sasie produktesh të konservuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal për veprën “Mashtrimi”, për shtetasin S. F., 63 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë, pasi ky shtetas ka shkelur detyrimet e një kontrate të nënshkruar me shtetasin B. H., 50 vjeç, banues në Tiranë, të cilit nëpërmjet mashtrimit, dyshohet se i ka përvetësuar 15.800 dollarë, duke i premtuar prodhimin e një sasie produktesh të konservuara./abcnews.al/