Mashtroi 63-vjeçaren duke komunikuar në rrjetet sociale dhe i mori 2000 euro, pranga një personi në Gjirokastër

schedule12:31 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 12:31 - 8 Dhjetor, 2023

Një 55-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër, në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”.

Ky person, i cili ishte banues në Tiranë, dyshohet se më datë 13.09.2023, ka përfituar 2000 euro nga një shtetase 63 vjeçe, duke e mashtruar në komunikimet në rrjetet sociale.

Kapja e 55-vjeçarit, i cili ishte shpallur në kërkim, u kap pas operacionit të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Gjirokastër .

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim./abcnews.al