Mashtrimi ushqimor, margarina shitet për gjalp

schedule22:38 - 31 Maj, 2019

schedule 22:38 - 31 Maj, 2019

Zbërthehet skema se si margarina që vinte nga Ukraina me mangësi në dokumentacion shoqërues u servirej konsumatorëve si gjalpë. Ky zbulimi është bërë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i cili ka sekuestruar 47 ton margarine. Ministri Çuçi u shpreh se s’do të lejohet asnjë operator që abuzon me ushqimet në treg dhe vë në rrezik shëndetin e konsumatorëve. 

Sapunin për djathë nuk e na e kanë shitur ndoshta ende, por margarinën për gjalpë… me tonelata. Mashtrimi i bërë haptazi u bë publik nga Ministria e Bujqësisë dhe  Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Këto institucione kanë zbërthyer një skemë mashtrimi me ushqimin duke sekuestruar 47 tonë margarinë, e cila do të përfundonte në treg e ambalazhuar si gjalpë për të përfunduar me pas në tryezat e 800 mijë konsumatorëve.

Skema ishte e thjeshtë: Margarina vinte nga Ukraina me dokumentacione të mangëta dhe të dyshimta, zhdoganohet si e tillë, por kur ambalazhohej margarinës i vendoseshin etiketa gjalpi dhe shitej si e tillë.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Blendi Çuçi, i cili zbërtheu skemën që për shumë kohë jo vetëm ka mashtruar qytetarët, por edhe kanë prekur xhepin e qindra mijëra shqiptarëve, bëri një paralajmërim për personat e përfshirë në skema të ngjashme.

Në skemën e zbardhura nga AKU thuhet se edhe marketet shesin produkte duke mos kontrolluar vlefshmërinë e dokumentacionit shoqërues të produktit që tregtojnë, duke u kthyer indirekt në pjesëtarë aktivë të skemës së mashtrimit në zinxhirin ushqimor, e cila nuk mjaftohet vetëm me ndryshimin e përmbajtjes së produktit, por edhe të origjinës duke e bërë në disa raste nga Ukraina në Gjermani./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!