10 persona janë arrestuar, me urdhër të Prokurorisë së Posacme SPAK në bashkëpunim më autoritetet Italiane, të cilët kanë zbuluar një rrjet Call Center, të cilët mashtronin me bursa online, shtetas italianë por edhe të vendeve të tjera të bashkimit Europian.
Sipas të dhënave paraprake, në kërkim, mësohet se janë shpallur tre vëllezër nga Tropoja, Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj, të cilët dyshohet se janë organizatorët dhe pronarët e Call Centerave, ku bëheshin mashtrime. Në këto qendra, sipas hetimeve të SPAK, kryheshin telefonat kryesisht në Itali, ku viktimat ftoheshin të investonin para në kriptomonedha, por në të vërtetë këto para, shkonin në llogarite digjitale, të personave që kishin ngritur Call Centerat me bazë në Shqipëri.
Për të mos rënë në gjurmët e policisë dhe të SPAK, vendndodhjet e Call Centerit, ndërroheshin vazhdimisht. Të premten, BKH dhe policia ushtori kontroll në një kullë ngjitur me Gjykatën e Lartë në Kryeqytet. Ndërkohë kontrolle janë ushtruar, edhe pranë Stadiumit Air Albania, por edhe tek Pallati me Shigjeta e në zonën e Freskut. Nga këto kontrolle, BKH ka sekuestruar dokumente dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë këtij hetimi.
Aksioni ka vijuar edhe të shtunën në mëngjes, ku janë marrë në pyetje dhjetra persona që dyshohet se kanë punuar dhe kishin lidhje me grupin e mashtrueseve. Hetimi fillimisht ka nisur në Shtetin Italian, ku kanë qenë qindra qytetarë, të cilët kanë denoncuar për mashtrimit që u ishin bërë nga telefonatat në Shqipëri.


