Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Mashtrimi me Call Center, kapet në Himarë një nga të kërkuarit, shkon në 10 numri i të ndaluarve

schedule13:08 - 28 Korrik, 2023

schedule 13:08 - 28 Korrik, 2023

Shkon në 10 numri i personave të ndaluar , të cilët akuzohen për mashtrim online. Policia bën me dije së këtë të premte është bërë i mundur ndalimi i një 31 vjeçari i cili ishte i përfshirë në këtë grup të strukturuar kriminal që mashtronin shtetas italianë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Dream earnings”, është bërë i mundur ndalimi i këtij shtetasi në Himarë.

Ndërkohë një ditë më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë ekzekutuar 5 masa sigurie “Arrest në burg”, dhe 4 masa sigurie “Arrest në shtëpi”.



31 vjeçari ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Dream earnings”, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale ”Mashtrimi kompjuterik , kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe ”Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!