Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mashtrimi me Call-Center/ 118 vjet burg në total grupin e Bruno Çobos

schedule17:32 - 28 Tetor, 2025

schedule 17:32 - 28 Tetor, 2025

Gjykata e Posacme e shkallës së parë, ka dënuar në total me 118 vjet heqje lirie 16 të pandehurit e përfshirë në një skeme mashtrimi nëpërmjet Call Centerave. Cështja në fjalë është shqyrtuar me gjykim të shkurtua, ku të pandehurit mes tyre kreu I kësaj organizate Bruno Cobo, kanë përfituar uljen e 1/3 së dënimit.

Bruno Çobo I cili u ekstradua pak muaj më parë nga Dubai, është dënuar me 8 vjet heqje lirie, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Me nga 7 vjet e 4 muaj burg janë dënuar Elisa Çaçi (Caci), Gilbert Pushani, Valbona Abedinaj e Erion Kastrati 7 vjet e 4 muaj. Ndërsa 11 të pandehurit e tjerë janë dënuar me nga 6 vjet e 8 muaj burgim.



Hetimi për këtë grup kriminal nisi në vitin 2021,  ku sipas SPAK, Bruno Çobo organizoi një grup kriminal, ku kanë përfituan 4.7 milionë euro përmes skemave të mashtrimit nëpërmjet telefonatave që u bënëin shtetasve të Bashkimit Europain. Personat telefonohehsin nga grupi I Bruno Cobos, dhe u propozohej blerja on line e aksioneve “Amazon”, me premtimin e fitimit të shumave të majme dhe të shpejta, por që në të vërtet ishte mashtrim.

Fillimisht Hetimi për këtë skemë mashtrimi nisën nga autoritetet italiane në shtator 2020 pas kallëzimit të një shtetasi italian, i cili kishte rënë pre e mashtrimit duke investuar në këtë skemë 700 mijë euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!