Mashtrime me vizat, arrestohen 44 persona në Itali

schedule15:48 - 10 Korrik, 2024

schedule 15:48 - 10 Korrik, 2024

Në Itali, 44 persona janë arrestuar për mashtrim me viza migrante, njoftoi këtë të mërkurë policia dhe prokuroria. Janë 13 persona në burg, 24 janë në arrest shtëpiak dhe shtatë janë në paraburgim, raporton Reuters.

Ata akuzohen për krime të ndryshme, si konspiracion kriminal për mbështetjen e emigracionit të paligjshëm, pastrim parash dhe faturime të rreme.

10 të dyshuarve të tjerë u ndaluan të bëjnë biznes për 12 muaj.

Sipas një deklarate nga prokurorët në qytetin jugor të Salernos, pranë Napolit, të dyshuarit kanë paraqitur kërkesa të rreme për viza në emër të migrantëve, të cilët kanë nevojë për sponsorizimin e punëdhënësve për të nisur procesin.

Nga viti 2020 e tutje, ata kanë dorëzuar “rreth 2500” kërkesa “në bazë të të dhënave joekzistente apo të falsifikuara”, thanë prokurorët, duke shtuar se emigrantët paguanin nga 7,000 euro secili për ta shtyrë procesin nëpër qarqe të ndryshme burokratike.

Pasuri me vlerë rreth gjashtë milionë euro u sekuestruan gjithashtu si fitime nga krimet e supozuara, thanë prokurorët, duke treguar se disa nga të dyshuarit për pastrim parash ishin të lidhur me Camorra, një mafie që vepron në Napoli dhe rreth tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!