Gjykata e Tiranës ka dënuar me dy vite burg Ermes Hoxhallin, i cili premtonte bursa studimi falas dhe udhëtime në Shtetet e Bashkuara duke mashtruar zyrtarë të ministrisë së Arsimit nëpërmjet falsifikimit.
Hoxhalli u dënua për falsifikim dokumentash dhe falsifikim kompjuterik, ndërsa përfitoi zbritjen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shktuar, dhe përfundimisht do të vuajë 1 vit e 4 muaj burg.
Sipas hetimeve të prokurorisë së Tiranes, i riu krijoi një identitet të rremë, duke u prezentuar përmes rrjeteve sociale si një diplomat i lartë e Ambasadës.
Ai pretendonte se ishte udhëheqës i një projekti për të rinjtë duke ofruar 19 çertifikata pjesëmarrjeje për nxënës dhe mësues të shkollës së Mesme “Ali Demi”, Vlorë.

