Mashtrim me bursa online, Prokurori italian: Nuk kemi rikuperuar para, është e vështirë përmes bitcoin-it

schedule10:52 - 26 Tetor, 2022

schedule 10:52 - 26 Tetor, 2022

Policia italiane në bashkëpunim me SPAK-un ka shpallur në kërkim pesë persona në Shqipëri, pasi akuzohen se kanë vjedhur miliona euro nëpërmjet mashtrimeve online.

Në kuadër të operacionit të përbashkët me Shqipërinë, autoritetet italiane arrestuan gjithashtu 3 persona.

SPAK ka dalë në një konferencë për mediet në lidhje me sekuestrimin e dy call centerave që mashtronin qytetarët italianë nëpërmjet bursave.

Prokurori Italian Raffaele Tito në konferencë deklaroi se nga hetimet e para janë 200 viktima në Itali, por numri mund të jetë edhe më i madh. Ai deklaroi se nuk kanë mundur të rikuperojnë lekë pasi është e vështirë nëpërmjet mekanizmit të Bitcoinit.

Prokurori italian: Janë 220 viktima në Itali. Një numër mjaft i madh parash të humbura. Në vijim të kontrolleve të kryera dje, mendoj se viktimat arrijnë deri në 1200. Interesi i të gjithëve është që këto para të investohen nga persona të ndershëm. Paraja është një pasuri për të gjithë dhe nuk duhet të jetë në duart e kriminelëve. Nuk kemi arritur të rikuperjmë para për momentin. Nëpërmjet mekanizmit të bitcoin është shumë e vështirë të rikuperojmë para. Paraja nuk duhet të investohet kështu, por duhet të investohet në mënyrë të ligjshme. Kur ka fitime të shpejta kuptohet që diçka nuk funksionin. Ardhja jonë këtu tregon rëndësinë që i japim kësaj. Mund të them që është rezultat shumë i mirë dhe duhet akoma ta analizojmë. Në sajë të instrumenteve ligjore që Italia ka me Shqipërinë dhe sidomos krijimi i skuadrës së përbashkët hetimore solli këtë rezultat.

Prokurori Eneid Nakuçi tha se emrat e subjekteve do jepen në një moment të dytë, dukle mos bërë më tepër detaje publike.

Nakuçi: Jemi duke hetuar dhe duke ekzaminuar provat. Sapo e kemi filluar hetimin.

Prokurori italian: Investimet janë bërë përmes bitcoin. Është e vështirë të gjenden se ku kanë shkuar këto para.

/Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!