Mashtrim dhe falsifikim dokumentesh, mbetet në burg ish-kreu i Kadastrës së Gjirokastrës

schedule15:01 - 2 Mars, 2024

schedule 15:01 - 2 Mars, 2024

Ish-kreu i Kadastrës së Gjirokastrës, Florian Taçi ngelet në burg. Shkalla e parë e gjyqësorit në Gjirokastër ka vendosur këtë të shtunë që Taçi të vuajë ditët e paraburgimit në Burgun e Sigurisë së Lartë në Tepelenë.

Seanca e sotme e vlerësimit të masës së arrestit ka zgjatur një orë e gjysmë, ku prokurori Gazmend Frëngu ka renditur shkeljet ligjore të konstatuara gjatë momentit të arrestimit në flagrancë të Taçit dhe Alban Memishës, ish-hartografit të Kadrastës.

Provat shkresore e materiale të servirura nga prokurori Frëngu kanë qenë të frikshme pasi pasi Taçi dhe Memisha te dy se bashku kane cenuar sistemin kombetar te Kadastres duke dhene çertifikata pronesore ne qindra raste per pasuri te ndryshme te paluajtshme.

Pas paraqitjes se provave nga prokurori Frengu, avokatët Piro Boboli per Florian Taçin dhe Arben Pasho për Alban Memishën patën kërkuar ‘arrest shtëpie’. Ndërsa pas pretendimeve të avokatëve mbrojtës, gjyqtarja Enkelejda Selmanaj është tërhequr duke dhënë me pas vendimin që lë në burg pa afat ish-kreun e Kadastrës Florian Taçi dhe bashkëpunetorin e tij Alban Memishaj./abcnews.al