“Masë amorfe kaotike”, Çupi për protestën e opozitës: Rebelim i fajtorëve, janë pa udhëheqje pa kokë pa tru

schedule18:48 - 26 Nëntor, 2024

schedule 18:48 - 26 Nëntor, 2024

Protesta e PD po vijon në Tiranë ndonëse pjesëmarrja nuk është aq e lartë sa pritej.
Në studion e ABC News, analisti Frrok Çupi u shpreh se kjo nuk është një protestë, por është nje masë amorfe kaotike dhe e cilësoi si një lëvizje që nuk ka projekt se kë të sulmojë, kë do të mposhtë dhe ku do arrijë.

“Cdo akt I tillë publik që kërcënon paqen dhe stabilitetin padyshim që ka prapaskena, tentativa për të bërë dicka tjetër. Padyshim që ka momente që krahasohen me momentet më të zeza të kombit. Njerëzit kur e degjojnë nuk e besojnë sepse shikojnë sa të dobët janë. Kjo që bëjën këta, gjëja më e mirë të ishte të quhej protestë. Në protestë ka një objektivë. Kjo është një masë amorfe kaotike e cila edhe të keqen nuk e di sesi ta bëjë. Nuk ka një projekt cfarë të sulmojë, kë të mposhtë ku do arrijë. Këto janë të njohura si lëvizje të dhunshme. Cdo lëvizje ka një thelb që është dhunë. Këto janë rebelime, do të thotë që janë pa udhëheqje pa kokë pa tru, ky është rebelimi I fajtorëve, të pandehurve, njerëzve që janë kapur në faje shumë të mëdha. Rebelojnë kundër ligjit.
E tëra ka ardhur duke marrë formë mbasi Sali Berisha është shpallur non grata dhe më pas është arrestuar dhe është konsideruar si një send që duhet gjykuar. Ky është problem I Berishës.” – u shpreh Çupi për ABC News. /abcnews.al