Leonard Qyra përfaqësues i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, ishte i ftuar në “Shqipëria sot” në ABC News, ku foli për sezonin turistik dhe masat e marra.
Qyra u ndal fillimisht te vatrat e zjarrit, ku tha se janë vepër e dorës së njeriut. Më tej ai theksoi se Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka kapacitete e duhura për shurjan e vatrave të zjarrit, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të mos dëmtojnë mjedisin.
“Është një sistem i tërë që punon. Nuk janë vetëm forcat operacionale. Është një ndërveprim mes gjithë institucione dhe popullsisë për sa i përket menaxhimit të fatkeqësive natyrore, janë ata që reagojnë të parët. Jemi në fazën që kemi mbyllur një koordinim me të gjithë bashkisë dhe bëjmë takime me bashkitë lidhur me zjarret. Do vazhdojmë të bëjmë sensibilizime të tjera me qytetarët.
Vatrat e zjarrit shkaktohen nga dora e njeriu, sipas statistikat që kemi ne. Dua ta theksoj se nuk është djegia mënyra më e mirë, ajo dëmton tokën dhe kulturat bujqësore dhe dëmtojnë mjedisin. Dhe kostoja është e madhe po ashtu. Plani kombëtar i emergjencave civile bashkërendon punën e të gjithë institucioneve. Ky plan zbatohet edhe nga pushteti vendor. Të gjitha bashkitë dhe prefekturat hartojnë plane masash konkrete se si do i përballojnë vatrat e zjarrit.
Ka kapacitete, por asnjëherë nuk janë të mjaftueshme. Kemi rastet e zjarreve në Greqi dhe në Turqi. Ne jemi pjesë mekanizmit europium të emergjencave civile. Ne nuk jemi të bazuar te mekanizmi sepse do të thotë që të mos marrim për vete. Ne kemi kapacitete ajrore helikopterë, por uroj të mos kemi pse ti përdorim pasi edhe kostot janë të mëdha. Unë në fakt do bëja thirrje për pushtetin vendor që të ndihmojnë në hapjen e rrugëve tokësore. Zonat më problematike janë Shkodër, Vlorë, Elbasan, Fier dhe Gjirokastër. Ne kemi implementuar një teknologji për zjarret. Në momentin që dedukton një zjarr i çon sinjal qendrave të zjarrfikësve.”, u shpreh ai.
/abcnews.al