Policia e Shtetit pritet të dislokojë efektivë shtesë në zonat bregdetare nga 15 qershori për të garantuar sigurinë gjatë sezonit turistik. Efektivë të policisë rrugore, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë por, edhe, mjete e pajisje logjistike, do t’i bashkohen drejtorisë së policisë së qarkut Vlorë gjatë muajve të verës.
Prej datës 15 Qershor në qytetin bregdetar pritet të mbërrijnë forca policie shtesë për të garantuar sigurinë gjatë sezonit veror. Patrullimit aktualisht vijnë të behët nga policia aktuale si edhe postat policore të vendosura pranë zonave bregdetare, ku siguria dhe qetësia mbetet prioritet për forcat e rendit.
Më shumë se 100 efektivë të njësisë shqiponja inspektore të krimeve, por edhe agjentë kundër vjedhjeve do të stacionohen në policitë e qyteteve bregdetare te vendit. Fokusi i tyre do te jete parandalimi i ngjarjeve të renda kriminale si edhe orientimi i pushuesve të huaj gjatë sezonin turistik veror në të gjithë vendin.
Elton Nika gazetar, ABC News