Masat, organizimi i derbit dhe thirrja për tifozët: Shefi i BBS shpjegon gjithçka

schedule19:22 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 19:22 - 12 Dhjetor, 2019

Partizani dhe Tirana janë gati për derbin e kryeqytetit. Dueli i përjetshëm do të luhet nesër në orën 19:00 në “Air Albania Stadium” dhe gjithçka është gati. Biletat po shiten me shpejtësi të madhe dhe atmosfera në stadium do të jetë elektrizuese.

Shefi i BBS Security, Naim Dani ka shpjeguar gjithçka në një prononcim për ABC News. Dani ndalet te kontrolli i biletave dhe i ben thirrje tifozëve të paraqiten 2.5 orë përpara nisjes së sfidës.

BBS Security gjatë një feste të tifozëve të Partizanit

TIFOZËT DHE STUARTËT – “Stadiumi them që edhe mund të mbushet. Ne s’jemi predikues që të themi sa shkon, por mendoj që mbi 15 mijë tifozë do të shkojë. Ne kemi rakorduar me klubin e Partizanit, ata janë një klub shumë bashkëpunues në të tilla raste. Nuk thotë: Dua kaq njerëz, sepse e di unë. Ata thonë: Zotëri i sigurisë, merr njerëzit e nevojshëm që të duhen për punë. Numri nuk ka rëndësi, s’ka sekret, mbi 200 stjuartë do të jenë në ndeshje. Them që me kapacitet që kemi i mbulojmë pa asnjë problem”.

KONTROLLI – “Nuk do të ketë vonesa. Do të ketë dy ‘check-in’-e (kontrolli i biletave) që të lëvizin njerëzit shpejt. Kontrollet e biletave janë shumë të thjeshtë dhe shumë të pranueshme. Në bashkëpunim me policinë, personat janë të identifikuar. Do u jepen çunave fotot dhe emrat përkatës dhe do bëhet maksimumi që ata njerëz, jo për fajin tonë por për fajin e tyre, nuk lejohen të futën në stadium”.

THIRRJA – “Tifozët duhet të vijnë të paktën dy orë e gjysmë përpara. Do jemi gati që në orën 16:00. Të paktën në orën 16:30 duhet të fillojë hyrja, sepse është kapacitet i madh dhe të mos kemi vonesa si me kombëtaren”.

KËRKESA – “Kësaj radhe do të ketë shumë familjarë në stadium. E mirë është që tifozët, duke iu lutur 100 herë, sa më shumë ta ulin ritmin e ofendimeve, aq më mirë, sepse do të na vijë ndeshje tjetër dhe nuk do vijë më njeri”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!