Masat kundër koronavirusit, protesta të dhunshme në Greqi

schedule13:23 - 10 Maj, 2020

schedule 13:23 - 10 Maj, 2020

Grupe të ndryshme qytetarësh janë ngritur në protesta në lagje të ndryshme të Greqisë pasi kundërshtojnë masat e qeverisë për kufizimin e pranisë së banoreve në sheshe, si masë parandaluese nga CoVid 19.

Mediat greke bëjnë me dije se protetsuesit kanë sulmuar forcat e policisë në zonë. Autoritetet greke bëjnë me dije se janë goditur me gurë dhe sende të forta, ndërkohë që janë dëmtuar edhe disa motoçikleta të saj.

Anarkistët të ndihmuar edhe nga banorët e zonës, të cilët kërkojnë heqjen e masave kufizuese, sulmuan dhe disa vitrina dyqanesh dhe supermarkete. Deri tani janë ndaluar 7 persona, ndërkohë që një valë reagimesh ka shpërthyer gjatë 24 orëve të fundit, ku mijëra grekë grumbullohen ne sheshet e lagjeve, por policia i largon, pasi ende është ekzistent rreziku i kontaminimit prej Covid-it.

Ndërkohë ministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardhalias, është shprehur se masat kufizuese ndaj Covid 19 do të qëndrojnë në fuqi pasi nuk mund të rrezikojmë me përkeqësimin e situatës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!