Masat e reja për COVID-19, Rama: Më 1 qershor planifikojmë hapjen e çerdheve

schedule18:30 - 15 Maj, 2020

schedule 18:30 - 15 Maj, 2020

Kryeministri Edi Rama në një komunikim online ka komunikuar rregullat e reja të situatës së COVID-19. Gjithashtu Rama në komunikimin online iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve në lidhje me shqetësimet për situatën e koronavirusit.

Rama ka bërë me dije se është planifikuar që në 1 qershor për ditën e fëmijëve, të hapen çerdhet dhe kopshtet, por mbetet për t’u parë shifrat se si do të lëvizë kurba.  Ndër të tjera kryeministri shtoi se mësimi ka vazhduar online dhe se të gjithë mësuesit janë paguar.

“Në 1 qershor duam të hapim kopshtet dhe çerdhe. Por lidhet me rezultatet e numrave. Nëse del vetëm për vrap, nuk rrezikon të infektohesh”, tha më tej Rama.