Masat e reja: Greqia e izoluar për festa, vendi i bllokuar deri më 7 janar

schedule12:52 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 12:52 - 7 Dhjetor, 2020

Autoritetet kanë ndërmarrë masa të reja në Greqi, në kuadër të situatës së pandemisë. Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas bën njoftimet lidhur me masat shtrënguese në një  konferencë për shtyp.  Festat e fundvitit do t’i gjejnë grekët të izoluar, ndërsa autoritet kanë zgjatur bllokimin deri më 7 janar.

Shkollat, restorantet, sportet janë të mbyllura, përveç vendpushimeve të skive deri më 7 janar. Edhe në vendimin e ri, qarkullimi do të jetë i ndaluar gjatë natës. Ndërkohë ata që futen në shtetin grek kenë një test negativ dhe do të hyjnë në një karantinë parandaluese 10-ditore nëse hyjnë nga 7 janari.

Për kishat, sallonet e bukurisë dhe dyqanet e veshjeve do të ketë njoftime të reja në fund të javës. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!