Masat e policisë për festat/ Uniformat blu në gatishmëri deri në 3 janar

schedule13:15 - 24 Dhjetor, 2024

schedule 13:15 - 24 Dhjetor, 2024

Prej mëngjesit të 24 dhjetorit deri më datë 3 Janar të vitit 2025, Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri të përforcuar për të garantuar rendin gjatë festave të funvitit.

Sipas planin të policisë, janë marrë masat, për të siguruar mbarëvajtjen e eventeve festive, për të parandaluar ngjarjet kriminale, por edhe incidentet e mundshme.

Për netët festive të Krishtlindjes dhe të ndërrimit të viteve, si dhe për ditët e para të vitit 2025, do të ketë rritje të prezencës policore në shëtitore, pedonale, objekte kulti dhe sheshe publike.

Për të parandaluar ngjarjet kriminale, janë shtuar patrullimet në afërsi të bankave, zyrave të këmbimit valutor, tregjeve dhe objekteve të tjera, ku administrohen vlera monetare dhe materiale.

Për të eliminuar radhët e gjata në hyrje/dalje, janë marrë masa, duke shtuar sportelet dhe burimet njerëzore në të gjitha pikat e kalimit kufitar.
Gjithashtu, është rritur kontrolli si në pikat e kontrollit kufitar, ashtu edhe në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Masa janë marrë edhe në akset kryesore të vendit, duke shtuar monitorimet me makina inteligjente, radarë automatikë, dronë inteligjentë dhe patrullime policore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!