Masat e Disiplinës: Nuk shpëton Krasniqi i Besës, dënohet e gjobitet Ada

schedule13:29 - 4 Tetor, 2019

schedule 13:29 - 4 Tetor, 2019

Komisioni i Disiplinës ka marrë katër vendime gjatë ditës së sotme. Ekipit të Besës do i duhet të bëjë 5 ndeshje pa Arinit Krasniqin, i cili goditi kundërshtarin në transfertën e humbur në fund përballë Lushnjes.

Ndeshja mes Adës dhe Sopotit për grupin A të Kategorisë së Dytë, e mbyllur në barazim pa gola, pati probleme. Dhuna nuk mungoi dhe vendasit dënohen me 6 ndeshje pa tifozë dhe një gjobë prej 200 mijë lekësh.

Me nga 4 ndeshje pa tifozë dënohen edhe ekipet e Butrintit dhe Delvinës. Të dy tifozëritë patën probleme dhe ushtruan dhunë gjatë ndeshjeve të fundit, teksa do ju duhet të qëndrojnë ca kohë larg ekipit të zemrës. /abcnews.al

Vendimet e Disiplinës

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!