Në vitin 2024, janë dhënë masa sigurimi për 629 persona në total, 236 prej të cilave “arrest në burg”. Sipas bilancit të SPAK, “arrest me burg” zë 5.1% të totalit të masave të dhëna për persona që po hetohen për akuzën e korrupsionit ndërsa 30.84% për ata që hetohen për krim të organizuar.
“Në vitin 2024, janë dhënë masa sigurimi për 629 persona në total, prej të cilave masa “arrest me burg” është caktuar për 236 persona.
Nga vlera totale:
• Për Korrupsionin, masa “arrest me burg” zë 5.1% të totalit të masave.
• Për Krimin e Organizuar, masa e sigurisë “arrest me burg” zë 30.84% të totalit të masave të sigurimit të regjistruara.“, njofton prokuroria.
/abcnews.al

