Masat anti Covid, 537 qytetarë ndëshkohen me gjobë, 7 persona shoqërohen në Komisariat

schedule15:15 - 18 Nëntor, 2020

schedule 15:15 - 18 Nëntor, 2020

Në kuadër të respektimit të masave anti Covid policia vijon kontrollet e saj për qytetarët e pabindur. Gjatë 24 orëve të fundit policia ka gjobitur me 3000 lekë 537 persona.

Ndërkaq 7 persona që nuk kanë pranuar t’u tregojnë bluve dokumentet e identifikimit janë shoqëruar në ambientet e Policisë.

Njoftimi i plotë:

Vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për zbatimin e masave anticovid.

Ndëshkohen me masë administrative 3.000 lekë, 573 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 573 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!