Masakroi me thikë të riun shqiptar në Angli, gjykata shpall fajtor italianin

schedule21:20 - 21 Tetor, 2020

schedule 21:20 - 21 Tetor, 2020

Një shef kuzhine në Brighton është shpallur fajtor për vrasjen me thikë të një 21-vjeçari shqiptar, i cili u masakrua në banesën e tij në zonën Prestonville.

Francesco D’Agostino, 45 vjeç, u dënua për vrasje pasi goditi për vdekje Serxhio Markun në Stafford Road, Brighton.

Italiani u përpoq të fajësonte shokun e tij Giuseppe Petriccione, 46 vjeç, për shkaktimin e plagëve fatale te 21-vjeçari.

Por Petriccione, 46-vjeç, u shpall i pafajshëm nga juria në Brighton Crown Court pas një gjykimi i cili filloi pak më shumë se katër javë më parë.

Marku u gjet nga policia i plagosur rëndë dhe i mbuluar nga gjaku i tij, ndërsa kishte marrë lëndime me mjet prerës.

Shqiptari, i cili kishte shkuar në banesën e D’Agostino për të shitur kokainë, vdiq ndërsa ekipet e ambulancës e dërguan menjëherë në Spitalin e Qarkut Royal Sussex.

Petriccione ishte gjithashtu në banesë por mohoi çdo përfshirje. Kent tha se Marku u përpoq me dëshpërim të shpëtonte dhe gjurmë gjaku u gjetën në kornizën e derës së përparme, çka do të thotë se ka pasur një përleshje të dhunshme.

D’Agostino tani është shpallur fajtor për vrasje dhe vendimi pritet të jepet nesër nga gjykata. g.v/abcnews.al