Gjykata e Durrësit ka vendosur “arrest në burg” për Fatjon Janina, 39 vjeçari i cili akuzohet për vrasje me dashje. Më 30 Dhjetor, 39 vjeçari masakroi me thikë dhe çekiç fqinjin e tij të moshuar Paulin Gina.
I pyetur nga gjyqtari Rexhep Bekteshi rreth motivit të ngjarjes, Janina ka mbajtur të njëjtin version sikundër edhe përpara grupit hetimor në momentet e arrestimit të tij.
Sipas tij, viktima Paulin Gila i kishte borxh 200 mijë lekë dhe nuk ia kthente. 82-vjeçari jetonte i vetëm ne apartamentin e tij ku edhe u gjet i vdekur në lagjen 16 të qytetit të Durrësit./abcnews.al