Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Masakroi gruan me thikë dhe më pas tentoi vetëvrasjen. Mësoni ç’ thonë për Eduartin kolegët e tij

schedule12:39 - 1 Shkurt, 2020

schedule 12:39 - 1 Shkurt, 2020

Të shokuar kanë mbetur shokët dhe kolegët e punës së Eduart Zyberit, shqiptarit 53 vjecar që masakroi gruan e tij me thikë e pastaj goditi edhe veten.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje në Xhenova, në banesën e një 30-vjecari, pronari italian, në të cilën 43 vjecarja ishte e punësuar për mirëmbajtjen e shtëpisë.

“E pabesueshme, ai ishte një njeri i mirë, shumë punëtor, gjithnjë i qeshur, njeri më të cilin kishe qejf të bisedoje dhe të rrije”- thotë një nga kolegët e punës së shqiptarit, që tashmë është në arrest për vrasje, ndërkohë që ndodhet në spital, me plagë thike në pjesën e barkut.



Mediat lokale shkruajnë se kolegët nuk e besojnë dot që një person i tillë si Eduarti të mund të kryente një masakër të tillë, duke lënë të vdekur nënën e dy fëmijëve.  Cifti Zyberi ka dy fëmijë, njëri prej të cilëve është në moshë minore.

Ngjarjen në polici e tregoi pronari i banesës, që kur u kthye pa tmerr me sy, gruan të shtrirë në një pellg gjaku dhe pranë saj, burrin me plagë të rënda në pjesën e barkut, që sic u mësua më pas, i kishte bërë vetë, në tentativë për t’i dhënë fund jetës.

Policia nuk ka dalë ende me një version lidhur me shkakun e ngjarjes së rëndë. “Nuk dihet nëse thika e përdorur ishte marrë me vete nga ana e autorit, apo ai e ka marrë në shtëpinë ku punonte gruaja, pas ndonjë debati mes çiftit”- thonë burimet hetimore./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!