Në burg deri sa të vdesë, jepet vendimi për autorin e masakrës ndaj myslimanëve në Zelandën e Re

schedule09:47 - 27 Gusht, 2020

schedule 09:47 - 27 Gusht, 2020

Një terrorist i ekstremit të djathtë që vrau 51 muslimanë në dy xhami në Zelandën e Re do ta kalojë pjesën tjetër të jetës në burg, pa asnjë mundësi për lirim me kusht, hera e parë që një dënim i tillë jepet në Zelandën e Re, raporton CNN.

Brenton Tarrent, 29 vjeç, u dënua të enjten pasi pranoi fajësinë në fillim të këtij viti për vrasjen e 51 burrave, grave dhe fëmijëve në dy xhami të Christchurch më 15 mars 2019.

Viktima më e re ishte vetëm tre vjeç. Qytetari australian gjithashtu pranoi fajin për 40 akuza që përfshinin vrasje në tentativë dhe një akuzë për terrorizëm, shkruan abcnews.al

Tarrent u përfaqësua në seancë dhe zgjodhi të mos i drejtohej gjykatës, por udhëzoi avokatin të fliste në emër të tij. “Tarrent nuk e kundërshton vendimin e gjykatës. Ai pranon të dënohet me burgim të përjetshëm, pa kushte”, tha avokati Pip Hall.

Gjykatësja Cameron Mander ndër të tjerash lexoi emrat e viktimave dhe të lënduarve ndërsa shtoi se veprimet e tij ishin çnjerëzore. Zelanda e Re ka shfuqizuar në vitin 1961 dënimin me vdekje për vrasje, në ndryshim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila ende e ka në fuqi ligjin për dënimin me vdekje./abcnews.al