Masakra në Paskuqan, flet e afërmja e familjes Hysa: Që kur u martua vajza kishin konflikte, ishte i dhunshëm

schedule14:17 - 1 Mars, 2023

schedule 14:17 - 1 Mars, 2023

“Kanë disa muaj të ndarë, kishin konflikt që kur u martuan”- kështu u shpreh një e afërme e familjes Hysa, ku pak caste më parë, ish dhëndri i shtëpisë shkaktoi një masakër ndaj familjarëve t ëish gruas duke lënë 2 të vdekur dhe tre të plagosur.

“I njoh të gjithë janë njerëz të mirë, e kam kushëri babain e vajzës. Ata kanë 7- muaj të divorcuar.

Që kur u martua vajza kishin konflikte. Kanë një vajzë të vogël. Nuk di asgjë, ngjarjen e pash në televizor. Kemi qenë familje e madhe, e rregullt. Ai ishte i dhunshëm.” u shpreh ajo për mediat.

Krimi I rëndë, tronditit sot opinionin publik, ku ish dhëndri I familjes Kuta, Dan Hutra qëlloi me armë zjarri ndaj familjarëve të ish gruas, duke shkaktuar 2 të vdekur dhe tre të plagosur

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!