Masakra në Moskë/ Reagon Charles Michel: Dënoj sulmin e tmerrshëm terrorist

schedule12:05 - 23 Mars, 2024

schedule 12:05 - 23 Mars, 2024

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, dënoi sulmin terrorist në Moskë dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.

Dënoj sulmin e tmerrshëm terrorist në Moskë. Humbja e jetëve të pafajshme kudo është një tragjedi njerëzore dhe ngushëllimet e mia shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre”, ka shkruar presidenti i Këshillit Europian, me një postim në “X” (ish-Twitter).

Katër persona, të prangosur si të përfshirë direkt në atentatin në Moskë janë mes 11 të arrestuarve, informoi shefi i sigurisë ruse presidentin Vladimir Putin.

Kujtojmë q ëderi tani nga sulmi i ndodhur pasditen e së premtes,  kur persona të armatosur qëlluan një sallë koncertesh në periferi të Moskës, janë 115 persona të vdekur dhe katër persona akuzohet si të përfshirë direkt në atentatin në Moskë./abcnews.al