Masakra në Moskë, katër autorët e dyshuar lihen në paraburgim për rreth dy muaj

schedule15:29 - 25 Mars, 2024

schedule 15:29 - 25 Mars, 2024

Katër autorët dyshuar të masakrës në Moskë javën e kaluar janë lënë në paraburgim. Gjykata e Qarkut Basmanny të Moskës të dielën miratoi kërkesën e hetuesve për paraburgim, si masë e zgjedhur parandaluese, për të katër të pandehurit në rastin e sulmit në bashkinë e qytetit Crocus.

Të katër burrat do të qëndrojnë në paraburgim deri më 22 maj, sipas Kodit Penal rus, ata rrezikojnë masën e sigurisë “burg përjetë”. Tre u deklaruan fajtorë për të gjitha akuzat, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të medias TASS. Emrat e katër të akuzuarve në këtë rast janë Dalerdzhon Mirzoyev, Saidakrami Rachabalizoda, Shamsidin Fariduni dhe Mukhammadsobir Faizov, njoftuan gjykatat e qytetit të Moskës përmes Telegramit.

Të katër janë nga Taxhikistani, një ish-republikë sovjetike, dhe kanë qenë në Rusi ose me viza të përkohshme ose të skaduara. Seanca gjyqësore u mbaj me dyer të mbyllura për publikun, shkruan TASS. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!