Bernard Toçi vëllai i policit Bledar Toçi do të qendrojë në burg. Gjykata e Kavajës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Toçin i cili u arrestua pas masakrës që ndodhi brenda në shtëpinë e Marsides Qatjas, aty ku u vra Dritan Hoxholli dhe u plagos Bledar Toçi.
Në shtëpinë e Bernardit u gjetën 7 doza kokainë dhe avokati i tij tha në gjykata se ishte për të qetësuar babain e sëmurë rëndë.
Bernard Toçi u arrestua në shtëpinë e tij ku po vuante dënimin me kusht për lëndë narkotike. Ai akuzohet për prodhim dhe tregtim të drogës. /abcnews.al