Masakra në Irpin, Zelenskiy: Do të ndëshkojmë të gjithë ata që kanë kryer mizori

schedule23:38 - 6 Mars, 2022

schedule 23:38 - 6 Mars, 2022

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky ka reaguar ashpër për atë që ndodhi ditën e diel në Irpin, ku mbetën të vrarë 4 civilë, dy prindërit dhe dy fëmijët.

Në fjalimin e tij të mbajtur mbrëmjen e së dielës, Zelensky ka thënë se do të mbahet mend gjithçka dhe do të ndëshkohen ata që e bënë këtë krim.

“Sot, një familje me katër anëtarë, prindër dhe dy fëmijë, u vranë në Irpin teksa po përpiqeshin të largoheshin nga qyteti. Ne nuk do të falim. Nuk do të harrojmë. “Guximi i agresorit është një sinjal i qartë për Perëndimin se sanksionet e vendosura nuk janë të mjaftueshme. Nuk mund të fshihesh nga ky realitet. Nuk mund të fshihesh nga vrasjet e reja në Ukrainë”, tha Zelensky mbrëmjen e së dielës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!