Mehmet Zenka, Kryetar, unioni Demokratik Shqiptarëve, foli në emisionin “Ballkan Update” në ABC News foli për masakrën që tronditi Malin e Zi. 12 persona u vranë në Cetinje në Mal të Zi, pasi një burrë sulmoi me armë.
Ai theksoi se ngjarja duhet të zbardhjet dhe se duhet të merren masa për të parandaluar ngjarje të tillë duke nënvizuar se duhet të ketë më shumë kontrolle për armët.
“Një ngjarje që vërtet ka tronditur jo vetëm Malin e Zi, por për edhe rajonin. Një njeri normal nuk do ta bënte një akt të tillë. Por para një viti edhe një person tjetër me snajper vrau qytetarë të pafajshëm. Kjo dëshmon që duhet të ketë një kontroll. Duhet që të ketë një ligj që të pamundësohet armëmbajtja. Por edhe para një viti u vranë 10 persona dhe këtu më shumë kemi të bëjmë me gjendjen psikologjike të një personi që mori jetë njerëzish. Në Mal të Zi u shkaktuar ditë zie, në vend që të festonte Vitin e Ri. Nuk pritej që ky person të kryente këtë akt makabër, në lokalin e parë vrau të afërmit e tij, në lokalin e dytë prapë një tragjedi. Personi ne fjalë ishte njëri që kishte pasur konflikte, por askush nuk e parashikonte që ky person do të arrinte në këtë pikë”, u shpreh ai.
/abcnews.al/