Dymbëdhjetë persona u vranë në Cetinje të Malit të Zi, pas të shtënave me armë zjarri.
Autori i tragjedisë, Aco Martinoviç kreu vetëvrasje, konfirmoi prokurorja Andrijana Nastiç, shkruan Vijesti.
Martinoviç ekzekutoi katër persona në një bar dhe tetë të tjerë nëpër lokacione tjera, përfshirë anëtarë të familjes së tij.
Katër persona janë plagosur dhe janë dërguar në Qendrën Klinike të Podgoricës.
Autoritetet nuk kanë dhënë hollësi për motivet e mundshme të vrasjeve. Martinoviç ishte dënuar me kusht në vitin 2005 për sjellje të dhunshme me një vit burg, por nuk është konsideruar si person me interes për sigurinë.
Në vitin 2022, atij iu gjetën armë dhe eksploziv, për çka është dënuar në shkallën e parë me tre muaj burg./abcnews.al