Bashkimi Europian pritet të miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë. Kështu deklaroi ministri francez i çështjeve europiane, Clement Beaune, në një intervistë për RFI, duke shtuar se Brukseli duhet të veprojë sa më shpejt dhe të ndalojë importet e qymyrit dhe gazit nga Moska, sipas la repubblica.
Ndërkohë, Le Figaro zbulon se Franca do të dëbojë 35 diplomatë rusë “veprimtaritë e të cilëve janë në kundërshtim me interesat e tyre”. Gazeta citon një burim pranë Ministrisë së Jashtme franceze dhe shpjegon se veprimi i ndërmarrë është pjesë e një qasjeje europiane”.
Në një deklaratë, ministria franceze tha se është përgjegjësia e vendit të garantojë sigurinë e francezëve dhe europianëve. Gjithashtu edhe Italia ka dëbuar 30 diplomatë rusë për arsye të sigurisë kombëtarë. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i jashtëm Luigi Di Maio.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm danez, Jeppe Kofod, pas masave të ngjashme të marra nga Franca, Gjermania dhe Italia.
“Ne kemi vërtetuar se 15 agjentët e inteligjencës të dëbuar kryen aktivitete spiunazhi në tokën daneze,” u tha Kofod gazetarëve, “Danimarka dëshiron t’i dërgojë një sinjal të qartë Rusisë: spiunimi në tokën tonë është i papranueshëm”.
Suedia gjithashtu do të dëbojë tre diplomatë rusë, sipas ministres së Jashtme Ann Linde.
Spanja është bërë vendi i fundit i BE-së që ka dëbuar diplomatët rusë, mes një proteste globale mbi vrasjet e dyshuara të civilëve nga trupat rusë në Ukrainë. Vendimi i Madridit për të dëbuar 25 diplomatë dhe personelë të ambasadës pason lëvizjet e ngjashme nga Gjermania, Franca, Italia, Suedia dhe Danimarka.
/abcnews.al