Masakra në Bucha, Blinken: Aksion i qëllimshëm për të kryer mizori

schedule15:58 - 5 Prill, 2022

schedule 15:58 - 5 Prill, 2022

Antony Blinken, Sekretari Amerikan i Shtetit, tha se masakra në Bucha nuk është rastësi por një fushatë e qëllimshme për të vrarë, torturuar, për të përdhunuar dhe për të kryer mizori, sipas The Guardian.

“Raportet janë më se të besueshme dhe mund t’i shohë e gjithë bota. Kjo përforcon vendosmërinë tonë dhe të vendeve anembanë botës, për t’u siguruar që në një mënyrë apo në një tjetër, në një ditë apo në një tjetër, të gjithë do të mbajnë përgjëgjësi për krimet e kryera në Ukrainë,” tha Blinken.

Pyetjes së një gazetari nëse kishte prova që fajësojnë zyrtarët amerikanë me krimet në Ukrainë, Blinken nuk iu përgjigj.

“Ne po punojmë për të mbledhur prova dhe për të mbështetur përpjekjet e atyre që po hetojnë. Ne e parashikuam se do të ndodhnin mizori,” theksoi Blinken.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!