Forcat special në Gjermani arrestuan një 39 vjeçar boshnjak I dyshuar si një nga autorët e masakrës në Bataclan në Nëntor të 2015-ës në Paris. Ai pritet të ekstradohet në Belgjikë.
Një nga të dyshuarit si autor i sulmit terrorist në Bataclan në Paris në nëntor të 2015-ës është arrestuar. Bëhet fjalë për një boshnjak 39 vjeçar ndaj të cilit ishte lëshuar një mandat arresti evropian. I arrestuari aktualisht po mbahet në paraburgim, dhe është në pritje të ekstradimit në Belgjikë. Lajmi është konfirmuar nga prokuroria e Dresden.
Boshnjaku 39 vjeçar u arrestua një javë më parë sipas mediave gjermane. Ai akuzohet për mbështetje të një organizate terroriste në lidhje me sulme terroriste përfshirë dhe atë të Bataclan në Paris.
Arrestimi u krye pas hetimeve për shkelje të ligjit për armëmbajtje ku ishin përfshirë dy bashkëatdhetarë të tij. Operacioni për arrestimin e tij u krye nga forcat speciale. Në momentin e arrestimit ai nuk kishte armë me vete./ABC News Albania 24/7