Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Masakra në Australi / Qytetari hero kap në befasi sulmuesin dhe i merr armën (VIDEO)

schedule13:49 - 14 Dhjetor, 2025

schedule 13:49 - 14 Dhjetor, 2025

Një incident tragjik është regjistruar këtë të diel, 14 dhjetor, në Australi, ku 12 persona kanë humbur jetën pasi dy individë të armatosur hapën zjarr ndaj një turme të madhe njerëzish të mbledhur në plazhin Bondi, me rastin e festimit të festës hebraike Hanukkah.

Sipas pamjeve të shpërndara nga mediat ndërkombëtare, një qytetar ka arritur të veprojë me guxim, duke befasuar njërin prej sulmuesve dhe duke i marrë armën, çka ka çuar në neutralizimin e tij.

Autoritetet bëjnë me dije se dy personat e dyshuar janë vënë në pranga, ndërsa motivet që çuan në këtë sulm të rëndë mbeten ende të paqarta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!