Masakra me 3 të vrarë gjatë vizitës së Vuçiç në Tiranë/ Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin, burg përjetë për Salvatore Letizzia

schedule10:53 - 8 Mars, 2024

schedule 10:53 - 8 Mars, 2024

TIRANË- Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg përjetë për italianin Salvatore Letizzia, i dyshuar si vrasës me pagesë.

Në dhomë këshillimi është lenë në fuqi vendimi i ish-gjykatës së Apelit për Krime të Rënda në vitin 2019 për ngjarjen e njohur si “masakra” në Bulevardin “Zogu i I”.

Ngjarja ndodhi në 27 maj 2015, ditën kur presidenti serb, Aleksandër Vuçiç vizitoi Tiranën.

Në një atentat pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, u vranë Besnik Sulku, Mentor Lufi (Doçi) dhe Gert Goxhaj.

Si autorë u arrestuan italiani Salvatore Letizzia dhe dy vëllezërit Markeljan dhe Klevis Doçi. Edhe pre këta të fundit Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me 27 dhe 20 vite burg.

Salvatore Letizzia, nga Napoli, i cilësuar vrasës me pagesë njihet edhe si pjesë e organizatës mafioze italiane, “Camorra”. Letizia ishte punësuar nga Besnik Sulku për të ekzekutuar Mentor Doçin, të cilin e akuzonte si përgjegjës për vrasjen e të vëllait, Durim Sulku, në Holandë./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!