Masakra me mbi 100 viktima në Moskë, Kulla: Ende nuk është zbuluar se kush qëndron pas sulmit. Çfarë e frikëson presidentin rus?

schedule21:27 - 29 Mars, 2024

schedule 21:27 - 29 Mars, 2024

Sulmi terrorit në Moskë la të vdekur 143 persona. Eksperti Ilir Kulla në emisionin “Zonë e Lirë” në ABC News, foli për këtë ngjarje të rëndë që tronditi Rusinë.

Ai shpjegoi se ende edhe sot e kësaj dite nuk është zbuluar se kush është grupi i komandës dhe i kontrollit, pra kush qëndron nga pas.

Gjithashtu ai shtoi se autoritet i frikësohet rritjes së grupeve terroriste në Moskë dhe se kjo e frikëson presidentin rus Vladimir Putin për shkak se mund ta dobësojnë.

“Aty ku ndodhet vendi, aty është unaza që del dhe shkon për letoni, Bjellorusisë dhe Ukrainë. Aty është një zonë me shumë trafik. Orari kur ka ndodhur ka qenë një orar që ka pasur një trafik shumë të madh. Në bazë ë dhënave operative që kam, ka qenë një grup komando që ka hyrë aty brenda dhe një grup që ka qenë 5-6 veta. Këta e mbyllin derën që të mos dalin njerëzit jashtë që qëllojnë. Armatimet që kanë janë armë lindore.  Aty vetëm 40 janë vrarë me armë zjarri, pjesa tjetër janë nga tymi zjarri e squfuri dhe i ka zënë poshtë. Është një akt terrorist jo nga ato ë grupeve terroriste që bën masakrën dhe shpërthen, por një njësi ushtarake që planifikuan edhe largimin. Pasi bënë masakrën ata ikën pas 22 minutash. Sot e kësaj dite që ne flasim, 1 mijë forca speciale të shërbimit sekret rus kanë shkuar në Taxhikistan dhe akoma nuk është zbuluar se kush është grupi i komandës dhe i kontrollit, pra kush qëndron nga pas. Tani për shkak të gjendjes jo të mirë në terren të ushtrisë Ukrainase ka ndryshuar strategjia e Perëndimit në raport me luftën në Rusi. Është krijuar një njësi e posaçme dhe që nuk janë në varësi të shtabit të përgjithshëm që bëjnë sulme brenda territorit të Rusisë. Pra janë grupe të vogla, dhe kjo është shumë e ngjashme në raport me atë që ka ndodhur”, tha ndër të tjera eksperti Kulla, duke shtuar: “Shërbimi sekret rus e lexon këtë në kuadrin e një strategjie që po mundohet të minojë besimin nga brenda të Rusisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!