Masakra në New Orleans/ Autori vizitoi qytetin dy herë, përdori syze inteligjente për të regjistruar lagjen ku do kryente sulmin

schedule20:33 - 5 Janar, 2025

schedule 20:33 - 5 Janar, 2025

Shamsud-Din Jabbar përdori syze inteligjente Meta për të regjistruar një video të lagjes ku kreu masakrën me 14 viktima në New Orleans të SHBA. Autoritetet amerikane thanë se 42 vjeçari nga Teksas kishte bërë dy udhëtime në qytetin jugor të SHBA në tetor dhe nëntor të vitit të kaluar.

FBI tha se udhëtimi i parë, ku Jabbar qëndroi në një shtëpi me qira, filloi më 30 tetor dhe zgjati të paktën dy ditë, por shkoi sërish më 10 nëntor.

Sipas FBI, ai e regjistroi videon teksa po bënte xhiro me biçikletë duke përdorur syzet të cilat janë zhvilluar nga gjigandi amerikan i teknologjisë Meta dhe janë të afta për regjistrim ose transmetim të drejtpërdrejtë. Ato janë të dizajnuara që të duken si syze normale dhe vijnë në një sërë stilesh.

Ai hyri me makinë përmes turmës në lagjen franceze të qytetit amerikan duke marrë përpara disa njerëz, përpara se të qëllohej për vdekje nga policia. FBI beson se Jabbar ka vepruar i vetëm.

“Ne nuk kemi parë asnjë indikacion për një bashkëpunëtor, por ne jemi ende duke kërkuar për bashkëpunëtorë të mundshëm në SHBA dhe jashtë kufijve tanë,” tha FBI.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!