Masakra me 9 të vrarë në një shkollë, Serbia shpall 3 ditë zie kombëtare

schedule14:12 - 3 Maj, 2023

schedule 14:12 - 3 Maj, 2023

Ngjarja makabër me 9 të vrarë në një shkollë në Serbi ka tronditur të gjithë vendin. 9 persona, mes tyre 7 nxënës të një shkolle, një mësuese dhe roja kanë humbur jetën, ndërsa 7 të tjerë janë plagosur dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, Serbia ka shpallur 3 ditë zie kombëtare për të nderuar viktimat e masakrës.

“Në emër të Ministrisë së Arsimit, shpreh keqardhjen time më të thellë për tragjedinë më të madhe që i ndodhi Serbisë dhe sistemit tonë arsimor. Askush nuk mund t’i kthejë fëmijët te prindërit e tyre.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40 kur një nxënës i klasës së shtatë ka kryer një akt brutal për herë të parë në Serbi. I jam mirënjohës mjekëve, si dhe mësuesve dhe të gjithëve që u përpoqën të parandalonin tragjedinë. Një ekip psikologësh ndodhet në vendngjarje për të ndihmuar nxënësit dhe punonjësit.”

“Është e paimagjinueshme kur i sheh ato skena, si ishte për ata fëmijë. Qeveria ka marrë vendimin për shpalljen e tri ditëve zie duke filluar nga dita e premte.

Sot pasdite nuk do të ketë mësim. Nga nesër mësimi do të fillojë me një minutë heshtje. Serbia është një pjesë e botës ku gjëra të tilla ndodhin gjithnjë e më shpesh.

Ndikimi i internetit dhe lojërave, si të thuash, i vlerave perëndimore, është katastrofik dhe është i nevojshëm një kthesë totale,” thuhet në deklaratën e ministrisë.

/abcnews.al