6 persona humbën jetën këtë të hënë, mes të cilëve edhe dy oficerë policie në Australi. Sipas informacioneve, ata ishin të fiksuar pas armëve të zjarrit, shkruan BBC.
Autorët janë identifikuar si Nathaniel dhe Gareth Train dhe, sipas policisë lokale, ngjarja mund të ketë lidhje me një teori konspirative, megjithatë ata nuk kanë dalë ende në një konkluzion të qartë për arsyet që çuan autorët drejt kësaj masakre.
Duke folur për ngjarjen e rëndë, babai i dy vëllezërve Train, u shpreh se djemtë e tij nuk janë monstra, por sipas tij, ata kishin humbur motivin e jetës që kur ishin shkëputur nga familja e tyre rreth 20 vite më parë.
Madje, ai shtoi se, që në vegjëli, ata kanë pasur interes të lartë për armët e zjarrit. Oficerët e ndjerë të policisë ishin në Ëieambilla, 270 kilometra në perëndim të Brisbane, duke kërkuar për Nathaniel Train, i cili ishte shpallur i humbur, por aty ata u përballën me një mori të shtënash armësh, të cilat i morën edhe jetën.
Dy autorët u qëlluan për vdekje më pas nga policia. Si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur rëndë edhe një tjetër polic.
Ndërkohë, edhe një 58-vjeçar, i identifikuar si Alan Dare, një fqinj i vëllezërve Train, u qëlluan për vdekje.
/abcnews.al