Detaje të reja nga masakra e së dielës në Fushë-Krujë. Emra të botës të krimit janë kërkuar nga prokuroria që të merren në pyetje në lidhje me vrasjen e Brilant Martinajt, Diklen Vatës dhe Besmir Hoxhës.
Prokuroria ka kërkuar që të nxirret kartelë në sistemin TIMS për këta persona.
Në pyetje kërkohet që të merret edhe Gentian Recit, nipi i ish-policit Xhelal Reçi, i ekzekutuar para një viti, ku dyshohej se autor ishte Brilant Martinaj. Ndërkohë, është kërkuar marrja në pyetje edhe e Endrit Dokles./BW/