“Masakra e Peshkëpisë” Fredi Bejleri thirret sërish në Prokurori

schedule15:50 - 30 Maj, 2019

schedule 15:50 - 30 Maj, 2019

Kreu i OMONIA-s Fredi Bejleri u paraqit për të dytën herë në Prokurorinë për Krime të Rënda ku dha sqarime në lidhje me “Masakrën e Peshkëpisë”, në vitin 1994.

Bejleri nuk pranoi qe të jepte asnjë sqarim për mediat, lidhur me deponimin e tij në Prokurori.

Para kamerave në lidhje me ato që ishte pyetur nga oficeri i policisë gjyqësore. Kreu i OMONIA-s u pyet në këtë procesn nën cilësin e personit nën hetim. Prokurori Eugen Beci ka thirrur edhe Mihallaq Kokoveshin, për ta pyetur lidhur me raportin e tij me Belerin, pranin e tij ditën e masakrës në vitin 1994 dhe lidhjet me organizatën “Mavi”.

Burime nga grupi i hetimit kanë konfirmuar për ABC News se Bejleri ka mohuar sërish që ka lidhje me ngjarjen dhe vazhdon t’i qëndrojë deklarimeve të dhëna më herët ku është shprehur se në atë kohë nuk ka qenë në Shqipëri, por në Qipro. Për këtë masakër janë nën hetim 25 persona për akte terroriste.

Po lidhur me këtë dosje Prokuroria ka dërguar një letër-porosi në Greqi ku kërkon që të merren në pyetje disa persona që kanë dijeni për ngjarjen. Beleri nuk u kualifikua nga KQZ për të kandiduar për t’u bërë qytetari i parë i Himarës, pasi preket nga ligji i dekriminalizimit. /ABC News Albania 24/7