Masakra e Lushnjës, GJKKO vendos burg përjetë për Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin

schedule18:21 - 25 Janar, 2022

schedule 18:21 - 25 Janar, 2022

Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me burg përjetë Ogers Bilbilin dhe Anterio Kaloshin në lidhje me masakrën e Lushnjes të ndodhur në vitin 2017. Ndërkohë GJKKO ka rrëzuar akuzën për atentat ndaj Xhulio Shkurtit, nipi i Aldo Bares, ditën kur ndodhi vrasja.

Lexo edhe: “Plumbat e gabuar” u morën jetën dy të rinjve, si ndodhi masakra e Lushnjes, kapja e bujshme e autorëve

Burime bëjnë me dije për ABC se Detar Hysi avokati mbrojtës i Bilbilit ka kërkuar pafajësi duke pretenduar se prokuroria nuk ka paraqitur prova të mjaftueshme që e implikojnë klientin e tij. Në masakrën e Lushnjes  në 11 tetor të vitit 2017 mbetën të vrarë Jurgen Hoxha, Zamir Latifi, dhe u plagos pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja Bujar Turku dhe një person tjetër Marius Xhepexhiu.

Orges Bilbili u arrestua nga policia në 10 prill të vitit të 2020 në zonën e Xhamllikut në Tiranë teksa i gjithë vendi ndodhej në izolim për shkak të pandemisë. Ai u pikas nga një efektiv policie i cili i bëri thirrje për ta kontrolluar pse nuk kishte maskë por në momentin që ai vrapo për t’u larguar, e ndoqi duke e plagosur. Më pas Bilbili u vu në pranga.

Ndërsa Anterio Kaloshi u arrestua pak muaj më vonë në datën 13 gusht pasi bashkë me disa persona të tjerë kishin qëlluar me armë zjarri në drejtim të një hoteli në Volorekë, 5 ditë para operacionit të policisë që u finalizua në Qesarakë.

Vendimi i Gjykatës

1.Pushimin e akuzës penale kundër të pandehurit Orgest Bilbili, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, në dëm të viktimës Xhulio Shkurti, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78, paragrafi i dytë e 22, në lidhje me nenin 28, pika 4 të Kodit Penal, pasi ndjekja penale nuk duhet të fillonte.

1.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit Orgest Bilbili për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, në dëm të viktimave Zamir Latifi, Jurgen Hoxha,Bujar Turku, Marius Xhepexhiu, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 79/dh, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

1.2 Deklarimin fajtor të të pandehurit Orgest Bilbili për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278, paragrafi i parë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 vjet burgim.

1.3 Deklarimin fajtor të të pandehurit Orgest Bilbili për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim.

1.4Pushimin e akuzës penale kundër të pandehurit Orgest Bilbili për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 274, në lidhje me nenin 28, pika 4 të Kodit Penal, pasi ndjekja penale nuk duhet të fillonte.

1.5 Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit Orgest Bilbili me burgim të përjetshëm.

1.6 Në mbështetje të nenit 15, 16 pika 1, gërma a) tëligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri OrgesBilbili, ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë.

2. Pushimin e akuzës penale kundër të pandehurit Anterio Kaloshi, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, në dëm të viktimës Xhulio Shkurti, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78, paragrafi i dytë e 22, në lidhje me nenin 28, pika 4të Kodit Penal, pasi ndjekja penale nuk duhet të fillonte.

2.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit Anterio Kaloshi për veprën penale të “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, në dëm të viktimave Zamir Latifi, Jurgen Hoxha,Bujar Turku, Marius Xhepexhiu, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 79/dh, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

2.2 Deklarimin fajtor të të pandehurit Anterio Kaloshipër veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278, paragrafi i parë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 vjet burgim.

2.3 Deklarimin fajtor të të pandehurit Anterio Kaloshi për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim.

2.4 Pushimin e akuzës penale kundër të pandehurit Anterio Kaloshi për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 274, në lidhje me nenin 28, pika 4 të Kodit Penal, pasi ndjekja penale nuk duhet të fillonte.

2.5 Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit Anterio Kaloshi me burgim të përjetshëm.

2.6 Në mbështetje të nenit 15, 16 pika 1, gërma a) tëligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri AnterioKaloshi, ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë.

3.Në bazë të nenit 190 gërma të K.Pr.Penale, lidhur me provat materiale të sekuestruara gjatë hetimeve gjykata disponon si më poshtë:
-CD-të ku janë dokumentuar të dhënat në rrugë elektronike të kompanive telefonike mbeten pjesë e fashikullit të gjykimit.
– Një automjet tip autoveturë e djegur me targa AA 726 PC, të asgjësohet.
-Armë zjarri tip automatike me numra 083191, 01331-83 dhe 07725 gjithësej 3 copë të asgjësohen.

Në bazë të nenit 190 gërma a) të K.Pr.Penale, konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të provave materiale:
– Një armë zjarri pistoletë Nr. 758440,66 1962, e viktimës Zamir Latifi të konfiskohet dhe kalojë në favor të shtetit.(7 fishekët e kësaj arme sipas aktit të eskprtimit nr. 11309 datë 20.10.2017 janë përdorur gjatë ekspertimit).
-41 gëzhojat dhe dy predhat të ruhen në kartotekën balistike të I.P.SH.

4.Shpenzimetproceduraletëkryeragjatëfazëssëhetimeve (sipas formularit përkatës), si dhe shpenzimet gjyqësoresi pas formularit bashkëlidhur, iu ngarkohen të pandehurve solidarisht.
5. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi.

U shpall në Tiranë, sot mëdatë25.01.2022.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!