Masakra e Lushnjës/ Ekstradohet në masa të larta sigurie nga Greqia, Laert Haxhiu, si e morën në Kakavijë RENEA

schedule14:27 - 3 Korrik, 2024

schedule 14:27 - 3 Korrik, 2024

Laert Haxhiu, i dënuar me burg përjetë nga Gjykata e Posaçme, pritet të ekstradohet ditën e sotme nga Greqia për në Shqipëri. Ai pritet të mbërrijë në rrugë tokësore, në vendin tonë për tu përballur me drejtësinë, pasi shteti grek ka pranuar kërkesën e bërë nga Shqipëria për ekstradimin e Laert Haxhiut.

Mësohet se dhjetra furgonë të forcave speciale dhe të drejtorisë së burgjeve, janë vendosur në pikën kufitare të Kakavijës, ku pritet të merret në dorëzim Laert Haxhiu. Për shkaqe sigurie orari I dorëzimit të tij ende nuk është bërë i ditur, mëgjithatë mësohet se procesi I ekstrdaimit pritet të mbyllet brenda ditës së sotme.

Më 24 Prill të këtij viti, Gjykate e Posçme dënoi me burg për jetë Laert Haxhiun. Ai u shpall fajtor per ngjarjen e ndodhur ne Lushnje ne tetor te 2017-tes ku mbeten te vrare Jurgen Hoxha e Zamir Latifi dhe u plagosen dy persona te tjere.

Në vendimin e gjykatës thuhet se  shenjester e ketij atentati ishte Xhulio Shkurt, nipi I Aldo Bres,por ai u shpëtoi plumbave.  Për këtë atentat, sipas SPAK, u bënë ngjarje të vjetra në qytetin e Lushenjes, mes familjeve Haxhiu dhe Bare.

Më heret per te njejten ngjerje jane denuar me burg per jete edhe Anterio Kaloshi e Orges Bilbili, dy bashkepunetoret e Haxhiut.

Ky i fundit u arrestua rreth një vit më parë në Greqi, dhe pavarëisht se tentoi disa herë që ti shpëtonte ekstradimit, autoritetet greke vendosën për ta sjellë në Shqipëri.

Haxhiu është një emër I njohur për drejtësinë shqiptare, pasi eshte denuar me 19 vite burg nga gjykata e Lushnjes per nje tjeter atentat ku u plagosen disa persona dhe serish objektivi i sulmit ishte Xhulio Shkurti.

Po kështu, emri i Laert Haxhiut doli nga deshmia e Artan Tafanit, qe tregoi se grupi i Haxhiut ka organizuar të paktën kater vrasje dhe disa ngjarje te renda kriminale qe kane ndodhur Tirane, Durres, Elbasan dhe Korçë.

Njoftimi i Policisë: 

Ekstradohet drejt Shqipërisë, i shumëkërkuari me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, Laert Haxhiu.

32-vjeçari, i dënuar me burgim të përjetshëm për një sërë veprash penale si: “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Falë bashkëpunimit shumë të mirë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, u bë i mundur ekstradimi nga Greqia drejt Shqipërisë, i shtetasit të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, Laert Haxhiu, 32 vjeç.

32-vjeçari është sjellë në Kakavije, në masa të larta sigurie, nga Policia greke dhe është marrë në dorëzim në Kakavije, nga Forcat Speciale “RENEA”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi:

-Gjykata e Lushnjës, në vitin 2017, e ka dënuar me 18 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur ne tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Shtetasi Laert Haxhiu, më datë 25.09.2016, ka plagosur me armë zjarri shtetasit Xh. Sh. dhe S. Xh.;

-Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vitin 2020, e ka denuar me burgim të perjetshëm, per veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.