Masakra e Lushnjës:  Dyshohet se autorët janë larguar jashtë vendit me pasaportë false

schedule15:22 - 28 Tetor, 2017

schedule 15:22 - 28 Tetor, 2017

Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili ,autoret e dyshuar per masakren e Lushnjes mendohet se jane larguar jashte vendit . Burimet nga prokuroria e Lushnjes thane per abc neës se ata dyshohet se kane perdorur pasaporta false per tu arratisur drejt Gjermanise. Autoret e masakres se 11 tetorit ne Lushnje jane ne arrati. Dy jave e gjysem nga vrasja e Jurgen Hoxhes dhe Zamit Latifit policia dhe prokuroria e Lushnjes nuk ka asnje informacion per vendndodhjen e autoreve te dyshuar Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin. Sipas burimeve te abc neës , autoret e krimit mund te jene larguar nga Shqiperia drejt Gjermanise. Ne sistemin Tims ata nuk figurojne te kene dale nga vendi yne, por dyshimet jane per kalim kufiri me pasaporte false ose nga kufiri tokesor drejt vendeve fqinje. Kerkimet e prokurorise se Lushnjes per gjetjen e autoreve kane vijuar edhe ne rrethin familjar. Prinderit e Haxhiut dhe Bilbilit pasi jane paraqitur ne prokurori kane deklaruar se prej disa muajsh perpara vrasjes se dy personave, ata nuk kane pasur komunikim me femijet e tyre. Gjithashtu mesohet se jane marre ne mbrojtje dy familjet e autoreve te dyshuar per masakren e Lushnjes ku mbeten te vrare Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Te rinjte njihen si miqte e ngushte te Xhulio Shkurtit , djali i vellait te Aldo Bares. Te po i njejti vend , fare prane komisariatit te Lushnjes ku ndodhi masakra ,nje vit me pare Laert Haxhiu plagosi me arme Xhulio Shkurtin dhe shokun e tij Sajmo Xheliun.
https://youtu.be/12l9_lF5Hjg

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!