Masakra e fundit e ISIS në Homs

schedule16:35 - 23 Tetor, 2017

schedule 16:35 - 23 Tetor, 2017

Shteti Islamik është drejt zhdukjes në territoret siriane, por megjithatë ka ende forcë për të kryer masakra. Më e fundit është ajo në një qytezë pranë Homsit, ku xhihadistët kanë masakruar e vrarë 128 persona.

Pavarëisht se në grahmat e fundit, Shteti Islamik vijon të kryejë masakra të përmasave të mëdha. Xhihadistët kanë masakruar e vrarë 128 persona para se ushtria siriane ti shporrte përfundimisht nga qyteza Karjatajin në provincën e Homsit.
Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, viktimat janë banorë të qytetit, të cilët janë masakruar kryesisht me thika, përpara se të ndërronin jetë dhe më pas janë hedhur në varre masive të hapura në shkretëtirë.
Masakrat janë kryer brenda një periudhe kohore prej jo më shumë se 20 ditësh. Por shumica e të vrarëve janë regjistruar gjatë 48 orëve të fundit, përpara se ushtria e Damaskut të rimerrte kontrollin e qytezës. Karjatajini ka qenë nën kontrolin e forcave të presidentit Bashar al-Asad. Por xhihadistët morën kontrollin më 1 tetor, në një sulm të rrufeshën, ku në ndihmë u erdhën edhe disa celula të Shtetit Islamik, që qëndronin pasive aty. Xhihadistët kanë humbur pjesën dërrmuese të territoreve në Siri. Goditjen më të madhe xhihadistët e morën pas sulmit në Raka, që konsiderohej edhe si kryeqendra e tyre për Sirinë.