Gjykata e Apelit të përgjithshëm hoqi masat e pezullimit nga detyra për 4 efektivët e shqiponjave në Shkodër që nuk ndaluan personin e paidentifikuar në vendngjarje, (i dyshuar Ibrahim Lici) në masakrën e Dobraçit me 4 viktima.
Po ashtu Gjykata e Apelit ndryshoi vendimin e Gjykatës së Shkodrës duke hequr edhe masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit.
Tashmë efektivët e policisë do të hetohen me masën e detyrimit për t’u paraqitur në prokurori.
Nga masakra e Shkodrës humbën jetë Hamza Lici dhe Arlind Bushati, si edhe çifti i bashkëshortëve, Bashkim dhe Flutura Basha. Ngjarje ende e mbetur pa autor.