I shumëkërkuari për masakrën e Çoles del para Gjykatës, njihet me dënimin 35 vite. Lihet në burg kushëriri i tij

schedule10:51 - 9 Korrik, 2022

schedule 10:51 - 9 Korrik, 2022

Ani Begaj dhe kushëriri i tij Elton Begaj, u arrestuan 2 ditë më parë nga policia e Vlorës. Begaj dhe kushëriri i tij  ishin të shpallur në kërkim për masakrën e Çoles, ku humbën jetën 3 të rinj.

Ditën e sotme është dhënë masa e sigurisë për dy të arrestuarit, të cilët u prangosën në kuadër të operacionit “Chasing,.”

Për Elton Begajn është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” ndërsa Ani Begaj, i dënuar me 35 vite burg me dënim të formës së prerë, është njohur me dënimin e tij.

Abc mëson se seanca nisi rreth orës 10:00 dhe zgjati 1 orë.

Masakra e Çoles

Në 7 Prill 2015, pas një konflikti të armatosur, mbeten të vdekur Haki Rakipi, Alfred Velaj dhe Albi Limaj.

Lexo edhe: Në kërkim për masakrën e Çoles, arrestohen 2 persona, njëri prej tyre Ani Begaj

Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj.

Në Tetor 2017, tre anëtarë të familjes Llanaj plagosen në zonën e Transballkanikes, pranë qendrës së Vlorës. Shënjestra ishte Ferdinand Llanaj, vëllai i të dënuarit përjetë asokohe, Aleksandër Llanaj.

Bashkë me Ferdinandin, në këtë atentat plagoset edhe djali i tij 8-vjeçar, si edhe miku i familjes, Dritan Begaj.

Familja e Aleksandër Llanajt prej vitit 1998 ka një histori konfliktesh dhe hakmarrjeje që nisin nga një zinxhir vrasjes në Selenicë.

/Abcnews.al/