Një burrë që besonte se ishte lënë jashtë testamentit të nënës së tij, vrau katër anëtarë të familjes përpara se të vriste veten.
Joseph DeLucia Jr vrau tre vëllezërit e motrat e tij, Joanne Kearns, Frank DeLucia dhe Tina Hammond, si dhe vajzën e kësaj të fundit, Victoria, gjatë një mbledhjeje familjare në shtëpinë e nënës së tyre.
DeLucia Jr, 59 vjeç, u takua me të tjerët në pronën në Syosset, rreth 15 milje në lindje të Nju Jorkut, tha të hënën shefi i policisë së qarkut Nassau, Stephen Fitzpatrick. Ishte vetëm tre ditë pas vdekjes së nënës së tyre, Theresa DeLucia.
Por në vend që të diskutonte shitjen e planifikuar të shtëpisë, ku DeLucia Jr kishte jetuar gjithë jetën, ai qëlloi me 12 plumba në drejtim të familjarëve. Më pas ai doli në kopshtin e përparmë “duke bërtitur pa dallim” për atë që sapo kishte bërë përpara se të kthente armën kundër vetes, thanë autoritetet.
Dy motrat dhe vëllai i tij ishin të gjitha rreth të 60-tave, ndërsa mbesa e tij ishte në të 30-at, tha policia./abcnews.al